Masat anti-krizë, Trençevska: Të martën, në seancë të Qeverisë

24.11.2023 14:52

Se çfarë do të përfshijë pakoja e re e masave anti-krizë...

Se çfarë do të përfshijë pakoja e re e masave anti-krizë do të dihet të martën, për kur është caktuar të mbahet seancë në Qeveri, njoftoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Masat anti-krizë pritet t’i përfshijnë  kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, si ato me pensione të ulëta, ndihmë sociale, prindërit vetushqyes dhe të tjerë. 

“Të martën në Qeveri është caktuar seanca për pakon e masave anti-krizë me të cilën do të përfshihen një numër i madh i qytetarëve dhe sektori privat, kështu që të martën do të keni informacione për gjithçka që do të përmbajë pakoja e re e masave anti-krizë.”, - deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Ekspertët i kanë vlerësuar si pozitive këto masa, por duke rekomanduar që paratë të shkojnë në duart e atyre që kanë më së tepërmi nevojë.

Nga sektori i biznesit kanë kërkuar disa herë që të përfshihen në këto masa, por në rast se nuk përfshihen, së paku të ulen tarifat doganore  dhe  TVSh-ja  për  bizneset. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, më herët ka njoftuar se në këto pako përveç kategorive më të rrezikuara të qytetarëve, do të ndihmohen edhe kompanitë nëpërmjet linjave të volitshme të kredive.

Deri në fund të vitit për masat anti-krizë, në buxhet janë planifikuar të harxhohen 75 milion euro. (Gazmend Kurtishi, TVM2)