Administrata gjyqësore dhe punonjësit shëndetësorë, protesta për rritje të pagave
Të indinjuar nga fakti...

Të indinjuar nga fakti që institucionet kompetente nuk dëgjojnë problemet me të cilat ballafaqohen, të punësuarit në administratën gjyqësore përmes protestave në rrugë kërkuan paga më të larta.
Protestuesit shprehën revoltin e tyre, për shkak se në propozim buxhetin, i cili është para deputetëve, nuk është parashikuar rritje e pagave të administratës gjyqësore dhe kërkuan mbështetje nga deputetët.
“Nëse deputetët në Kuvend nuk fillojnë ta bëjnë punën e tyre dhe nuk qëndrojnë në krah të punëtorëve kur votojnë buxhetin e ri, do ta dinë se po vijnë zgjedhje dhe punonjësit e mbajnë mend. Me gjithë presionin e drejtorëve, drejtuesve, zëvendësministrave dhe ministrave, ne kemi ardhur këtu dhe herën tjetër do të jemi edhe më të shumtë.”, - deklaroi kryetari i UPOZ-it, Tërpe Deanovski.
“Ne kërkojmë paga evropiane për ata, paga evropiane për neve. Sot nuk ka i vogël apo i madh, sindikatë përfaqësuese apo jopërfaqësuese, por të gjitha sindikatat së bashku erdhëm që të shprehim pakënaqësinë dhe të themi se nga ne ata varen. Vijnë zgjedhjet, ne jemi elektorati.”, - theksoi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës, Goran Ristevski.
Edhe një pjesë e punonjësve shëndetësorë protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë dhe përsëritën kërkesat e tyre për rritje pagash prej 30%, marrëveshje të re kolektive, stazh të beneficuar, rritje e shtesës për punë infektive nga 1 në 4% dhe shndërrim i orarit fiks të punës në të pacaktuar.
“Punojmë pa sigurim shëndetësor, faktikisht me pagë 20,000 denarë, nëse nuk paguajmë, nuk kemi sigurim shëndetësor. 1,800 denarë është sigurimi shëndetësor, pra ne marrim 18,200 pagë bazë.”, - u shpreh motra medicinave, Biljana Xhonova.
“Të bëhet urgjentisht një transformim i të gjitha punësimeve të përkohshme që janë në të gjitha institucionet shëndetësore të Shtëpisë së Shëndetit në Shkup dhe Klinikës Shëndetësore, në të gjithë territorin, me qëllim që t’i mbajmë këtu ato të rinj, për shkak se punojnë për një pagë prej 20 mijë denarë, e cila mund të thuhet se ka vlerën e një ndihme sociale.”, - theksoi koordinatori nacional për shëndetësi të LSM-së, Bobio Bojçevski.
Ministrja Trençevska tha se është legjitime të protestohet, por duhet që opinioni të dijë se pagat që nga viti 2017 janë rritur gradualisht.
“Është legjitime të protestohet, por është legjitime edhe të informohet opinioni se është nënshkruar kontrata e re e përgjithshme kolektive ku edhe UPOZ-i është anëtare e Sindikatës së Sindikatave. Me kontratën e re kemi rritur pagat e të gjithë punonjësve në sektorin publik me 10 për qind në muajin shtator. Gjithashtu është planifikuar rritja e pagave në shtator të vitit 2024 dhe nga marsi i vitit 2025 mund të vendoset metodologjia e re, me koeficient të shumëzuar me pagën mesatare.”, - deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
Trençevska tha se protestat në rrugë mund të shihen në një vend ku sundon demokracia, ndryshe nga më parë kur askush nuk lejohej të protestonte. (Ersan Pajaziti, TVM2)
