Maqedoni

Aksion policor në Strugë dhe Manastir

24.11.2023 14:01

Aksioni i madh policor ka filluar në orët e hershme të mëngjesit...

Aksioni i madh policor ka filluar në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa është duke u zhvilluar në pjesë të ndryshme të Strugës, me ç’rast janë arrestuar rreth 20 persona. Në këtë aksion policor janë angazhuar forcat speciale duke arrestuar persona me dosje kriminale.
 
 
Ndërkohë edhe në Manastir që nga orët e hershme me urdhër të prokurorit publik, policia financiare me asistencë edhe të policisë janë kryer bastisje me ç’rast ka pasur edhe arrestime. Policia financiare ka njoftuar se aksioni është realizuar pas hetimeve paraprake disamujore për vepra penale që kanë të bëjnë me financat publike, qarkullimin e financave dhe ekonominë.