Investime, Stadiumi i Tetovës do rikonstruohet për 36 muaj

24.11.2023 16:36

Stadiumi i Tetovës, i cili është në gjendje të keqe dhe nuk plotëson standardet e UEFA-s...

Stadiumi i Tetovës, i cili është në gjendje të keqe dhe nuk plotëson standardet e UEFA-s, për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, për së paku tre vjet do të jetë në gjendje për tu zhvilluar këto ndeshje. Numri një I Tetovës, Bilal Kasami, në një takim me gazetarë tha se mjete do të sigurohen nga të hyrat e komunës,dhe se janë të interesuar të bashkëpunojmë edhe me institucionet tjera, në këtë rast me FFM-n, dhe Agjencionin për Rini dhe Sport.
 
“Nga të hyrat e komunës, nga pagesat e qytetarëve dhe gjithë të hyrat tjera që do t’i sigurojmë gjatë realizimit të këtij projekti. Do të financohet me mjetet e pushtetit lokal, sigurisht që ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë edhe me institucionet tjera, në këtë rast me federatën e futbollit të Maqedonisë, me Agjencionin për Rini dhe Sport të cilat lirisht mund të bashkëngjiten në këtë projekt sepse ka edhe pjesë të tjera të cilat mund të ndihmojnë Federata dhe Agjencioni”, tha Kasami.