Java e pesëmbëdhjetë sjell klasiken liqenase

24.11.2023 16:39

Pushimit të skuadrave elitare të vendit, iu ka ardhur fundi dhe këta në këtë fudjavë do vazhdojnë garën për të fituar pikë....

Pushimit të skuadrave elitare  të vendit, iu ka ardhur fundi dhe këta në këtë fudjavë do vazhdojnë garën për të fituar pikë. Këtë fundjavë në program do të jenë ndeshjet e javës së 15-të, e cila do të nis të shtunën me përballjen Bregallnica – Shkëndija që do të transmetohet në TVM2 nga ora 13:00.
 
Të dielën në program janë pesë ndeshjet e tjera, në të cilën spikat derbi lokal K do të përballen kampioni aktual Struga TL dhe Voska Spor. Të dyja këto skuadra prioritet kanë marrjen e tre pikëve, të cilat kampionëve do ju mundësonin mbetjen në garë për titull, ndërsa për Voskën do ishin pikë për ikje nga zona e rrezikshme. Në transmetim direkt në TVM2, të dielën nga ora 13:00, do të mund ta ndiqni ndeshjen Rabotniçki – Gostivari. Derbi lokal do kemi edhe në kryeqendër, ku do të përballen Shkupi dhe Makedonija Gj.P. Në derbin e mesit të renditjes do të përballen Tikveshi dhe Brera.