Murinjo: Vetëm një i çmendur do të braktiste Realin

24.11.2023 16:41

Trajneri i skuadrës së Romës, Hose Murinjo, në një intervistë për Raisport...

Trajneri i skuadrës së Romës, Hose Murinjo, në një intervistë për Raisport, ka thënë se një ditë do të dretonte skuadër nga Arabia Saudite. Trajneri portugez po ashtu ka folur edhe për Real Madridin, I cili në fund të këtij sezoni do të mbetet pa trajner. Ançeloti, këtë verë do të mer përfaqësuesen e Brazilit. 
 
“Kur ke një super trajner, pse duhet të mendosh për dikë tjetër? Shpresoj se si simpatizues i Realit dhe mik i Ançelotit, skuadra madrilène do ketë një sezonë të shkëlqyeshme dhe se Karlo edhe sezonin tjetër do jenë në pankinën e kësaj skuadre.  Vetëm një I çmendur do të braktiste Realin, nëse ai e dëshiron. Ai i çmenduri isha unë, që u largua pas tre sezoneve, ndërsa presidenti donte të mbës. Ançeloti është trajner për Realin.”, tha trajner i Romës, Hose Murinjo.