Maqedoni

Rrjeti rrugor ballkanik, ministrat e Transportit takohen në Bruksel

18.03.2015 18:38

Ministrat e Transportit të rajonit janë mbledhur në Bruksel në takimin e parë, ku u prezantua harta e rrjetit kryesor të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore...

Ministrat e Transportit të rajonit janë mbledhur në Bruksel në takimin e parë, ku u prezantua harta e rrjetit kryesor të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të cilat duhet të ndërtohen deri në vitin 2030.

Maqedonia ka prezantuar planet për realizimin e ndërtimeve deri në vitin 2030, deklaroi ministri i Transportit, Mile Janakievski.

Pritet që deri në fund të verës ky rrjet të finalizohet, ndërkohë gjatë kësaj periudhe do të  diskutohet edhe për mjetet financiare me të cilat Komisioni Evropian do t`u ndihmojë vendeve të Ballkanit Perëndimor për ndërtimin e korridoreve.  

Ministrat janë njoftuar edhe për shpalljen publike së shpejti të një thirrjeje publike për partneritet publiko-privat për qarkoren Gostivar–Kërçovë, si pjesë e rëndësishme e Korridorit 8 drejt Shqipërisë.

Maqedonia është një nga vendet e cila veçohet nga vendet e tjera të rajonit, e që shënon zhvillim në drejtim të ndërtimit të rrjetit rrugor, por dhe të atij hekurudhor.