Maqedoni
Aksion i madh policor në Strugë, janë arrestuar 19 persona për shitje të drogës
24.11.2023 17:44
Nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot kanë dhënë detaje shtesë...

Nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot kanë dhënë detaje shtesë në lidhje me aksionin e sotëm në rajonin e Ohrit dhe të Strugës.
Njoftohet se në aksionin e sotëm në bashkëpunim me MPB-në janë arrestuar 19 persona. Tre persona të tjerë janë të pakapshëm për organet e ndjekjes, ndërsa një tjetër tashmë është në paraburgim për tentim vrasje.
“Me aksionin është shkatërruar një grup kriminal shumë anëtarësh, anëtarët e të cilit, me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të paligjshme, merreshin për një kohë të gjatë në furnizim dhe shitjen e paautorizuar të lëndëve narkotike dhe armëve.”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Nga Prokuroria shtojnë se personat në fjalë, me drogë furnizoheshin nga persona të panjohur nga Shqipëria, ndërsa të njëjtën e shisnin në dy lokale në Strugë, ndërsa pjesën e mbetur e kanë shitur përmes rrjetit të shitjes që kishin krijuar. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet që në periudhën e njëjtë kohore, respektivisht prej janarit të vitit 2023, deri në nëntor të këtij viti, 4 të dyshuar kanë organizuar shoqërim kriminal për shitjen e armëve dhe municioneve, të cilëve më pas i janë bashkëngjitur edhe dy persona.
