Bruksel, BE- ja 84 mijë euro për përmbytjet në Maqedoni
Komisioni Evropian do të ndajë mbi 84 mijë euro ndihmë për të mbijetuarit në përmbytjet në Maqedoni gjatë muajit janar dhe shkurt...

Komisioni Evropian do të ndajë mbi 84 mijë euro ndihmë për të mbijetuarit në përmbytjet në Maqedoni gjatë muajit janar dhe shkurt, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale dhe në të cilat, sipas Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, janë goditur 100 mijë njerëz.
Siç kumtoi delegacioni i KE-së në Maqedoni, ndihma financiare e BE-së, e siguruar përmes Fondit për Tejkalim Urgjent të Katastrofave të Kryqit të Kuq, do ta mbështesë ndihmën vijuese të Kryqit të Kuq lokal për tejkalimin e pasojave nga përmbytjet.
Ndihma do të shfrytëzohet për distribuim të ushqimit, materialit higjienik dhe mjete të tjera bazë siç janë veshjet dhe batanijet. Në mënyrë të drejtpërdrejtë ndihmën do ta shfrytëzojnë pothuajse 1 mijë familje ose rreth 4 mijë njerëz.
