Maqedoni

Bien temperaturat, borë edhe në zonat më të ulta

25.11.2023 16:53

Vendi është kapluar nga rreshejt e shiut të cilat në disa pjesë janë më intensive...

Vendi është kapluar nga rreshejt e shiut të cilat në disa pjesë janë më intensive, deri në 25 litra për meter katror, dërsa në zonat malore vërehet rreshje e dëbores. Me uljen e temperaturave pritet që rreshjet e shiut të kalojnë në rreshje bore edhe në pjesët më të ulëta, derisa në zonat malore do të formohet edhe shtresë më e madhe e bores bëjnë të ditur metereologët.
 
Në Shkup do të kemi mot me rreshje të shiut, të cilat në orët e mbrëmjes pritet të kalojnë në rreshje bore, sidomos në pjesët më të larta të kryeqendrës. Temperaturat do të sillen mes 6 dhe 7 gradë celsius.
 
“Në rajonin e Shkupit por edhe në pjesën më të madhe perëndimore të vendit rreshjt do të jenë të pranishme edhe në zonat e ulëta. Rreshje do të ketë edhe në pjesën lindore, derisa më së paku rreshje bore do të ketë në juglindje të vendit. Era e fuqishme do të mbetet edhe gjatë natës”, u shpreh Boris Sekirarsi nga DPHM.
 
Siç bëjbnë të ditur nga Drejtoria për punë hidro metereologjike, kohë pas kohe do të ketë edhe erë nga veriu, sidomos në luginën e Vardarit e cila do të arrijë në 70 kilometra në orë.  Temperatura minimale do të sillet nga 5 deri në 9 gradë, derisa maksimalja e ditës ishte 13 gradë.
 
Të dielen poashtu na pret mot me erë të fuqishme dhe pjesërisht me rreshje të dobëta të borës. Të hënën do të ndërpriten rreshjet por temperaturat do të ulen ndjeshëm, për të vazhduar kështu deri nga mesi i javës, me atë që të martën përsëri do të rikthehen rreshjet. Megjith motin me rreshje shiu dhe bore nga Lidhja Auto Moto bëjnë të ditur se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa si në qytete ashtu edhe nëpër autostrada.
 
Rekomandohet për kujdes në vozitje sidomos në qafat malore si ato në aksin Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, ajo Vincë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë. 
 
GYLTENE SINANI