Maqedoni

Ndryshimi i “qeverisë së Përzhinës”, Osmani: Kryeministri shqiptar, çështje e mbyllur

25.11.2023 17:37

Nuk ka hapsirë për të ndryshuar modelin e qeverisë së Përzhinës

Nuk ka hapsirë  për të ndryshuar modelin e qeverisë së Përzhinës në këto zgjedhje sepse jemi shumw afër zgjedhjeve për t’i ndryshuar  rregullat  e  lojës në momentin e fundit. Kështu vlerëson zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, sipas të cilit është me rëndësi është që në takimin e rradhës në dhjetor të arrihet konsensus nëse zgjedhjet do të mbahen bashk apo ndaras.
 
Osmani më tej shton se  lideri i VMRO DPMNE- së nuk është deklaruar  kundër qeverisë  teknike për shkak të Ministrave dhe Zëvendësministrave, por për shkak të Kryeministrit shqiptar. 
 
“Pasi që ai e imponoi temën e Kryeministrit shqiptar unë mendoj se për këtë çështje nuk ka hapsirë për diskutim, sepse për kemi marrëveshje. Këtë e konfirmoi edhe Kryeministri . Sa i pëket zgjedhjeve se kur do të mbahen, në fillim të dhjetorit do të ketë  takim mes liderëve dhe do shihet të arrihet konsensus . Është shum me rëndësi sa i pëket termninit të zgjedhjeve, se a do të mbahen bashk apo  të ndara  për këtë çështje të arrihet konsensus”, u shpreh zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani. 
 
LSDM: Do të ketë qeveri teknike, VMRO heq dorë nga qeveria teknike, me kusht 
 
Edhe nga LSDM konfirmojnë se 100 ditë para zgjedhjeve në  në RMV do të ketë qeveri teknike siç edhe e parasheh ligji  qeveritar.  
 
“LSDM gjatë viteve të kaluara krijoi ambient me çrast u mbajtën zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe mund të bisedohet për shfuqizimin e qeverisë teknike por në cikle të tjera zgjedhore për çka nevoitet edhe konsensus poliztik nga të gjitha partitë politike  .. Të rikujtojmë se Qeveria teknike është formuar në peiudhën e sundimit të VMRO DPMNE-SË dhe kur nuk mbaheshin zgjedhje fer dhe demokratike”, theksoi Darko Kaevski nga LSDM. 
 
Por nga opozitarja VMRO DPMNE potencojnë se do të ishte turp për shtetin, për një  parti të llojit të  BDI-së , ku krimi me LDS-në është përditshmëria e tyre, të ketë një kryeministër teknik. Prandaj VMRO-DPMNE është e gatshme të heqë dorë menjëherë nga qeveria teknike, nëse BDI-ja anulon  kryeministër teknik.
 
“BDI është një parti, e cila është sinonim i krimit në Maqedoni, një parti ku Kryetari Ali Ahmeti, rrëmbeu miliona për vete dhe familjen e tij dhe ka nipër me "shpirt sipërmarrës", i cili blen prona të vlefshme në qendër të Shkupit për 30 milionë euro. Parti ku  ku Artan Grubi hap kazino, vëllai i tij blen dyqane në qendër të Shkupit, hotele në Popova Shapkë. Një parti e tillë e zhytur në kriminalitet, nuk duhet të ketë asnjë funksionar në Qeveri dhe jo më të ketë Kryeministër teknik”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
  
VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paraqitur propozim për shfuqizimin e qeverisë teknike  qysh vitin e kaluar në janar, por ai propozim nuk u miratua në Kuvend. LSDM-ja dhe BDI-ja në pushtet e refuzuan propozimin, me arsyetimin se këto ndryshime bëhen me konsensus të të gjitha partive, e jo me sugjerim të një partie.
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI