Botë

Kosovë, Kurti e PDK kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë

25.11.2023 17:59

Qeveria e Kosovës ka bërët të ditur se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë...

Ky është një ndër qëndrimet e pakta të qeverisë me të cilat pajtohet edhe opozita. Partia Demokratike e Kosovës ka dalur në mbështetje të qëndrimit të kryeministrit, Albin Kurti për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të 17 dhjetorit të Serbisë edhe në Kosovë.
 
“Në rrethanat pas 24 shtatorit, kemi pa komplotin që e ka organizuar Serbia, ku u vra polici Afrim Bunjaku dhe u plagosët policë të tjerë dhe që u sulmua integriteti i shtetit tonë, prandaj nuk ia vlen as të diskutojmë, pasi nuk duhet të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë”, kanë thënë nga PDK.
 
Serbia më 3 nëntor ka dërguar një kërkesë OSBE-së, që ky mision të përfshihet në mbledhjen e votave të serbëve të Kosovës, që kanë shtetësi të dyfishtë, për zgjedhjet në Serbi, më 17 dhjetor.
 
Por kryeministri Albin Kurti në takimin me shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport e ka bërë të qartë se për një kërkesë të tillë Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar.
 
GYLTENE SINANI