Botë

Suedi, sulm i armatosur ndaj klientëve të një restorant

19.03.2015 14:35

Hapet zjarr ndaj klientëve në një restorant në Suedi dhe nga informacionet paraprake mësohet se në këtë ngjarje ka të vrarë dhe të plagosur...

Hapet zjarr ndaj klientëve në një restorant në Suedi dhe nga informacionet paraprake mësohet se në këtë ngjarje ka të vrarë dhe të plagosur, por nuk është konfirmuar numri i tyre, raporton Anadolu Agency. 
 
Autoritetet policore kanë njoftuar se në orët e mbrëmjes, në qytetin e dytë më të madh në vend, në Goteborg, persona të armatosur kanë hapur zjarr në një restorant mbi klientët që ndodheshin aty.
 
Mësohet se nga ky sulm ka pasur edhe viktima dhe të plagosur, por nuk është konfirmuar numri i tyre.
 
Gjithashtu është theksuar se i dyshuari apo të dyshuarit kanë përdorur armë automatike dhe se shkaku i këtij sulmi nuk dihet ende. Ekipe të shumta të policisë dhe të shëndetësisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku gjithashtu theksohet se gjendja e disa të plagosurve është e rëndë.