Botë

Dita e tretë e armëpushimit, Izraeli merr listën e pengjeve që do të lirohen sot

26.11.2023 13:41

41 pengje të mbajtura në Gaza janë liruar, ndërsa armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit...

41 pengje të mbajtura në Gaza janë liruar, ndërsa armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit hyn në ditën e tretë dhe të parafundit.

Izraeli deklaroi se kishte marrë listën e re të pengjeve që duhet të lirohen sot. Hamasi do të lirojë një grup të tretë të pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Zyra e kryeministrit Netanyahu tha se kishte marrë një listë të pengjeve që do të lirohej nga Hamasi të dielën. Lista po kontrollohej nga zyrtarët e sigurisë dhe familjet ishin informuar.