Maqedoni

Klinika e fëmijëve, Murtishi: Fëmijë me virusin (RSV)

26.11.2023 15:48

“Në klinikën e fëmijëve aktualisht janë të hospitalizuar rreth 40 fëmijë...

“Në klinikën e fëmijëve aktualisht janë të hospitalizuar rreth 40 fëmijë të moshës 1 deri në 3 vjecare,të cilët kanë probleme me bronhite dhe infeksione të ndryshme”.
 
Virusi respirator është aktualisht dominant tek fëmijët,thotë për TVM2 pediatria Liridona Murtishi. Ajo thekson se simptomat janë me temperaturë të lartë, kollitje,plogështi dhe dhimbje fyti.
 
“Aktulisht në Klinikën e fëmijëve janë të hospitalirzuar rreth 40 fëmijë kryesisht me bronhit dhe bronco-pneumoni ,të cilët ditëve të parakërkojnë edhe mbështetje oksigjeni dhe më pas vie deri te përmirësimi I gjendjes aktuale të fëmijës. Me ardhjen në klinikë pacientët zakonisht manifestojnë temperaturë, sekrecion nga hunda kollitje e cila është shumë e prolonguar në këtë periudhë kohore, plogështi mungesë oreksi, dhimbje fyti”, u shpreh Liridona Murtishi, specializante në pediatri.
 
Mjekja Murtishi thekson se është e rëndësishme higjiena si dhe inhalimet tek fëmijët, pastrami i sekretit që të mos vie deri te rëndimi i gjendjes shëndetësore të fëmijës.
 
“Higjiena është masa preventive më kryesore në këtë periudhë kohore, zakonisht ju rekomandojmë pastrim të hundëve me qëllim që sekrecionet të mos zbresin  poshtë në traktin respirator, inhalacionet janë shumë të rëndësishme në këtë periudhë, drenimi i sekretit dhe më pas nëse kanë nevojë edhe pranimi i antibiotikëve”, theksoi Murtishi.
 
Ulja e temperaturave imponon që në ambiente të mbyllura të mblidhen shumë fëmijë dhekjo paraqet teren më të përshtatshëm për përhapjen e viruseve thotë Mjekja Liridona Murtishi.Ajo  rekomandon për kujdes më të shtuar në këtë periudhe të ftohtë si marrjen e vitamineve dhe mineraleve,ushqim të shëndetshëm si dhe evitimin në ambiente të mbyllura.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI