Maqedoni

Pagesa e K-15, Jovevski: Pagesa të bëhet deri në fund të viti

26.11.2023 16:05

Obligimi i pagesës për regres të pushimit vjetorë apo i njohur si K-15...

Obligimi i pagesës për regres të pushimit vjetorë apo i njohur si K-15 është deri në fund të vitit kalendarik. Sipas rregullativave aktuale ,K-15 duhet të paguhet së paku 40 për qind nga paga mesatare aktuale.
 
Nëse deri në fund të vitit nga ana e punëdhënësve nuk realizohet pagesa, punëdhënësi ka përgjegjsi disciplinore në kuptimin e veprës për kundërvajtëse dhe do të paguaj gjobë. Sipas profesorit univerzitare Llazar Jovevski, pagesa e K-15 nuk guxon të jetë më e ulët nag ajo e paraparë me marrëveshje kolektive.
 
“Nëse paguhet K-15 nën nivelin e asaj që është e rregulluar me Marrëveshje Kolektive atëherë puntori ka të drejtë të kërkojë që dallimi ti paguhet.Në sektorin publik shumë shpesh arsyetimi është se nuk ka mjetë në buxhet sepse nuk janë planifikuar etj. Megjithatë nëse është e paraparë me marrveshje kolektive dhe nëse ka nënshkruar ndonjë përfaqësues institucioni shtetëror apo publik , atëherë nuk ka bazë juridike të paguhet më pak.Vetëm nëse ndryshohet dispozita e marrveshjes kolektive .Çdo puntorë që ka marrë regres të pushimit vjetorë më pak se ajo e paraparë në Marrveshjen kolektive ,mundet të kërkojë nga punëdhënësi me kërkesë që të paguhet dallimi. Nëse kjo nuk realizohet ,mund të hapet procedurë gjyqësore dhe të njoftohet Inspektorati i punës”, u shpreh profesori i të drejtës së punës, Llazar Jovevski. 
 
Punëtori mundë të inicojë procedure gjyqësore në rastin kur edhe përkundër Marrveshjes kolektive, punëdhënësi refuzon të paguaj K-15. 
 
“Fillimisht kërkesa për pagesën e K-15 është të drejtohen tek punëdhënësi, megjithatë nëse përgjigjëja është negative apo nuk ka përgjigje atëherë puntori ka të drejtë gjithsesi të inicojë procedurë gjyqësore. Puntori, kërkesën për pagesë edhe pa e dorëzuar tek punëdhënësi mundet menjëherë të inicojnë procedurë gjyqësore ,megjithatë sygjeroj që punëdhënësit ti jepet paraprakisht mundësia, që mos të ketë shpenzime plotësuese në procedurë gjyqësore. Si mundësi për ata që nuk munden ta realizojnë këtë të drejtë është ta paraqesin rastin në Inspektoratin e punës dhe të kërkojnë mbrotje për mos implementimin e marrëveshjes”, theksoi Jovevski.  
 
Ligji për marëdhënie të punës parashef regres për pushim vjetor për të gjithë të punësuarit të cilët kanë qenë në mardhënie të punës më së paku 6 muaj pa ndërprerë gjatë vitit ,pa marrë parasysh nëse i punësuari është në mardhënie të punës për kohë ta pacaktuar apo me marrveshje punë për kohë të caktuar.
 
FLORA LATIFI TOPOJANI