Maqedoni
SOS fshati për fëmijë, femijët të mos perfundojnë në institucionerritet
26.11.2023 16:22
Çdo fëmijë i përket një familjeje që të rritet me respekt, siguri dhe dashuri...

Çdo fëmijë i përket një familjeje që të rritet me respekt, siguri dhe dashuri. Por jo të gjithë e kanë këtë fatë, ka dhe të tilla raste kur fëmiu mbetet pa përkujdesje prindërore, për shkaqe të ndryshme. Kjo kategori e fëmijëve përfundojn në institucione.
Ky është edhe fati i dy voglusheve që takuam në SOS fshatin në Shkup, e që ishin të dashura, edukuara dhe shumë mikëpritëse. Ndonëse nuk jetojnë me prindërit e tyre, ata janë të lumtura në ngrohtësinë që ofrojnë kjo shtëpi dhe SOS nënë e tyre. Për TVM2, SOS Nënë që takuam tha se në kujdes ka 5 fëmije dhe funksiojn si familje biologjike. Për të kjo nuk është punë, por një mision.
“Une kam 4 vajza dhe nje djal. “Funksionojm si nje familje normale. Unë përsonalisht mundohem që e gjithëçka të bëjm bashk si nje ekip. Bashk shkojm blejm harxhin për në shtëpi, bashk mësojm edhe shtëpin bashk e pastrojm fëmijët I kam prej moshes 8 deri në 15 vjet. Gjithçka bëjm bashk. Nëse ata kanë ndonjë vështirsi bashkëbisedojm, dhe të njejtë e bëjn ata nëse unë nuk jamë mirë”, u shpreh Monika Maneva, SOS nënë.
Numri i fëmijëve pa prindërnë 2022 kishte 576 në 2023 594 fëmijë pa prindër
Familjet kujdestare strehojnë fëmijë nga mosha më e hershme deri në moshën madhore, dhe shtëpitë e të rinjve strehojnë fëmijë nga mosha 14 deri në 18 vjeç. Në Fshatin e Fëmijëve SOS aktualisht ka 137 fëmijë dhe të rinj të vendosur në gjithsej 74 familje kujdestare, nga të cilat 49 janë të përgjithshme ose të specializuara dhe 25 janë kujdestarë farefisnor.
“Kujdestaria farefisnore është forma më e dëshiruar për këta fëmijë nëse fëmijët veç më për arsye të ndryshme nuk mund të jetë me prindërit. Kjo kujdestari gjithmon ka qenë prezente në vendin tonë , por ajo që risi tani është që këto familje farefisnore mund të paraqiten në Qendrën për punë sociale tëmbarojn një trajnim të caktuar dhe të marrin kompensim të caktuar mujor. Por ka dhe ndihma profesionale dhe në këtë mënyrë kujdesi për fëmijët të jetë më cilësore dhe të kenë mbështetje”, theksoi drejtoresha e programit fshtain e fëmijëve SOS, Aleksandra Ivanovski.
Në fushën e zhvillimit Ivanovski thotë se ka mungesë të familjeve kujdestare veçanërisht për kujdesin intervenues, por edhe përkujdesje të specializuar, pra që do të kujdeseshin edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Sipas të dhënave të MPPS-së, në vitin 2022, numri I femijeve pa prinder ose perkujdesje prinderore ka qenë 576 ndërsa në 2023 eshtë 594 fëmijë të cilet jan te vendosur në 364 familje kujdestare. Se si ndihmoen këta fëmijë pas moshës madhore tregon Sekretari Shtetëror në MPPS, Flakron Bexheti.
“E drejta e pagesës së njëhershme në para të gatshme në shumë prej 180.000 denarë menjëherë pas daljes nga shtëpia ose familja kujdestare. E drejta e kompensimit në të holla deri në mbushjen e moshës 26 vjeç E drejta për kompensim strehimi deri në moshën 26 vjeç E drejta për pagesë arsimore deri në moshën 26 vjeç. Apelojm që të gjithë këta fëmijë ti kërkojn këto të drejta sepse I kanë të garantuar me ligj”, u shpreh Flakron Bexheti, sekretar shtetëror në MPPS.
Kompensimi që shteti jepet për familjet kujdestare të përgjithshme është 18.112 denarë, ndërsa për përkujdesjen e fëmijës në familje kujdestare të specializuar deri në shumën e kompensimit 21.275 denarë.
SANIJE DURAKU
