Maqedoni
Niveli i lartë i ndotjes së ajrit, Osmani: Të ruhet ambienti, shteti të ofroj mundësi
26.11.2023 16:56
“Gjatë sezonit vjeshtë dimër, niveli i ndotjes së ajrit është gjithmon më i lartë...

“Gjatë sezonit vjeshtë dimër, niveli i ndotjes së ajrit është gjithmon më i lartë. Sipas autoriteteve, trafiku i dendur, ndërtimet dhe nxemjet individuale nëpër amvisëri janë shkatarët kryesor të ndotjes enorme te ajrit. Si për Inspektoratin Shtëtëror të mjedisit por edhe qyteti i shkupit, fajtori kryesor për këtë ndotje është vetë popullata. Ndërsa për ta zhgjidhur problemin, kërkohet vendimi i gjykatës”.
"Gjatë periudhës së fundit kemi patur disa ankesa të cilat lidhen me ngrohjet e shtëpive, te të cilat nuk mund të futesh pa vendim të gjykatës dhe nuk është nën kompetencat e Ispektoratit Shtetërorë të Mjedisit,që të ndërmarrë veprime për erën e pakëndëshme nga djegiet e mbeturinave e cila është nën kopmetencat e Qytetit të Shkupit. Kategori e ndotësve më të mëdhej dhe më të vegjël nuk egziston. Trafiku, ndërtimtaria dhe më së shumti ngrohjet individuale gjatë sezonës ndikojnë në ambientin jetësorë dhe natyrisht në cilësinë e ajrit në ambient”.- thonë nga Inspektorati Shtetërore i Mjedisit jetësorë.
Ndërsa për ambientalistin Afrim Osmani, amvisritë rradhitën të fundit në listën e ndotësve të ajrit.
“Unë do ta kisha përmendur të fundit faktorin e amvisrive apo shtëpie që e ndotin ajrin. Fillimisht një nga faktorët kryesor është komunikacioni, pastaj janë industritë. Nuk ka asnjë kontroll nëpër fabrika nga institucionet kompetente. Sa ato I plotësojnë kushtet ekologjike që të mos e ndosin ajrit”, u shpreh juristi dhe ambientalisti Afrim Osmani.
Ndërsa nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, thonë se vazhdimisht ka kontrolle në tërren,por gjatë kësaj periudhe nuk janë shqiptuar sanksione.
“Inspektorët janë vazhdimisht në teren dhe kudo ku ka shkelje ligjore vendimet merren sipas legjislacionit, natyrisht edhe procedurat e sanksioneve për kundërvajtje etj. Gjatë kësaj periudhe për ndotjen e ajrit nuk është shqiptuar asnjë sanksion për subjek juridik”- thonë nga Inspektorati Shtetërore i Mjedisit jetësorë.
Ambientalisti Afrim Osmani, thotë se qytetarët padyshim që duhet të ruajn ambijentin jetësor, por shteti duhet tu ofrojë mundësi.
“Çdonjëri prej nesh duhet ta ndihmojë, ta avancojë dhe ta mbajë pastër mjedisin jetësorë. Të kujdeset siç kujdeset për vatrën e vet, për shtëpinë e vet,por këtë të drejtë që ta gëzojë çdo qytetarë ashtu siç i takon, pra në terren duhe ta implementojë shteti. Janë institucionet ato që duhet ti garantojë çdo qytetari mjedis të pastër dhe të shëndoshë”, theksoi Osmani.
“Pavarsisht se kërkuam llogari nga të gjitha institucionet kompetente, të gjitha rradhazi na drejtojnë në Qytetin e Shkupit. Vazhdimisht kemi pyetur se cfar masash po ndërmerr komuna për ruajtjen e ambientit jetësore, por të marrish përgjigje dhe të kërkojsh përgjegjësi nga kryetarja Dasniella Arsovska, thuaja se është e pamundur, pasi e njejta është hermetikisht e mbyllur për mediat. Nuk përgjigjen në emailed tona,as në telefonatat, madie edhe kur trokasim në dyert e kësaj komune, na kthejnë mbrasht pa dhënë asnjë llogari opinjonit”.
FARIJE DAUTI BAKIU
