Botë

Reshjet e borës në Shqipëri, janë bllokuar disa akse rrugor

26.11.2023 17:30

Reshjet e dendura të dëborës në 4 qarqet të Shqipërisë kanë nxjerrë në terren të dalin 110 borëpastruese dhe 1100 punonjës...

By passi i Qafës së Murrizit në Rrugën e Arbrit është bllokuar, duke bllokuar 300 njerëz që po tentonin të kalonin përmes tij, ndërsa policia nisi evakuimin e tyre.
 
Kalimi është i pamundur edhe me zinxhirë, ndaj policia e Dibrës ka apeluar që drejtuesit e automjeteve të përdorin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.
 
Trashësia e borës në zonën e Dibrës arrin deri në 50 cm në zonat e thella. Në aksin nacional Bulqizë-Peshkopi, pranë zonës së quajtur “Pishat” një mjet doli nga rruga, por pa dëme në njerëz.
 
Në aksin Peshkopi-Maqellarë për shkak të reshjeve të dëborës janë bllokuar 100 automjete. Ndërkaq, i gjithë qarku është pa energji elektrike pasi rrjeti është dëmtuar nga thyerja e pemëve.
 
Edhe në Qafë-Thanë ka akse të bllokuara për shkak të reshjeve intensive të dëborës. Autoritete dhe kontraktorët po punojnë me 4 borëpastruese për kriposjen dhe hapjen e rrugës. Problematikat më të mëdha janë në aksin Prrenjas-Qafë thanë dhe Qafë Thanë-Pogradec.
 
Në qarkun e Kukësit, dëbora i ka kaluar 30 cm. Intensiteti i reshjeve, krijoi probleme në Rrugën e Kombit, sidomos në segmentin Fushë Dukagjin - Tuneli i Kalimashit. Kamionë e mjete të vogla u bllokuan për pak kohë në rrugë.
 
Në Shkodër, reshje pati në Dukagjin, Shalë, Pult dhe malet e Pukës. Në bashkinë Malësi e Madhe, zonat turistike të Bogës e razmës u veshën gjithasht me petkun e dëborës. Firmat kontraktuese po punojnë për të mbajtur të hapur, segmentin rrugorë Bogë - Theth.
 
Në këtë situatë autoritetet përsërisin thirrjen që të shmangen lëvizjet dhe kur kjo nuk është e mundur, të bëhet kujdes, të përdoren goma dimërore dhe zinxhirë.
 
LULJETA NDOKA