Futboll

Juventus demolon Dortmundin, Barcelona arrin çerekfinalen, mposht edhe njëherë Cityn

19.03.2015 14:43

Juventus ka arritur pas vitesh të tëra në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kampioni i Italisë ka eliminuar nënkampionin gjerman, Borussia Dortmund, me fitore bindëse në Signal Iduna Park, 0-3...

Carlos Tevez me dy dhe Alvaro Morata me një gol tjetër kanë qenë ata që kanë tundur rrjetën e ekipit të Jurgen Klopp, për t’ia dhënë gëzimin e madh tifozëve Bianconerë. 
 
Në një super ndeshje të futbollit me raste të panumërta nga të dyja palët, Barcelona ka arritur të mposht edhe njëherë Manchester Cityn për tu kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të tetë me radhë. 
 
Përkundër rasteve të panumërta, portieri i Cityt, Joe Hart që ka mbrojtur një morri tentimesh të Barcelonës dhe ai i Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen, që ka pritur disa raste dhe një penallti tëSergio Agueros, ishin figurat kryesore në lojë. 
 
Golin e vetëm në ndeshje për Barcelonën e shënoi kroati, Ivan Rakitic, për të cilin ishte goli i parë i stinorit në Ligë të Kampionëve, derisaLionel Messi ka qenë i shkëlqyeshëm në lojën e tij, si zakonisht.