Maqedoni
Kumanovë, interesim i dobët për marrje me koncesion të tokës bujqësore
26.11.2023 17:47
Sot më 26 nëntor edhe zyrtarisht është mbyllur thirrja publike për dhënien e sipërfaqeve bujqësore...

Sot më 26 nëntor edhe zyrtarisht është mbyllur thirrja publike për dhënien e sipërfaqeve bujqësore me koncesion për kompanitë bujqësore. Me këtë thirrje është paraparë që të ndahen nga tre e më tepër hektarë tokë bujqësore.
“Thirrja publike për dhënien e tokës shtetërore me koncesion mbi 3 hektarë pasi që zakonisht ka dy lloj thirrje si shpallje të atyre 3 hektarë dhe mbi 3 hektarë ku kanë të drejtë aplikimi firmat të cilat kanë shifrën për punë bujqësore si dhe bujk individual që janë të regjistruar në regjistrin qëndrorë. Nëse merret toka për prodhimtari të drithrave dhe prodhimeve një vjecare bujqësore kohëzgjatja arrin në 15 vite, nëse mbillen arra dhe pemë të tjera jepet për 30 vite, e nëse mbillen lajthi atëher jipet për 70 vite”, tha mes tjerash, Ramadani.
Për dallim nga vitet e kaluara, Ramadani thot se këtë here interesimi për aplikim ka qenë më i dobët, mbase për shkak të kushteve të parapar për thirrje publike.
“Në rast se dështon I tërë procesi sigurisht se mund të përsëritet thirrja pasiqë toka është e lirë dhe duhet të punohet por mendoj se masa e aplikimit duhet të korrigjohet, është një risi nga viti 2019 kurse më herët ka qenë ashtu sic i kanë dorëzuar ofertat, kush ka plotësuar kushtet edhe i ka marr ”, tha mes tjerash, Ramadani.
Ndryshe,masat për avancimin e kushteve për zhvillimin e degëve të ndryshme bujqësore vite me radhë po mirëpriten nga prodhuesit apo kompanitë bujqësore.
FATLUM AQIFI
