Maqedoni

Moti i ftohtë kaplon nëntorin, temperaturat nën O do të jenë dyshifrore

26.11.2023 18:04

Mëngjese shum të ftohta dhe bore do të kaplojë vendin...

Kjo është prognoza e Institutit  për Punë hidrometeorologjike për ditët në vijim që tregon se dimri në nëntor do të vazhdojë. Paisjet dimërore dhe mbathje të trasha janë të patjetërsueshme,  sepse temparaturat nën o do të jenë edhe dyshifore. 
 
“Do të mbisundojë mot me diell por do të jetë ftohtë sidomos në mëngjes,  ku temperaturat do të ulen në minus pesë dhe në shumë vende edhe në minus 10 . Në Shkup presim tempatura deri në minus 10 grad . Të marten dhe të mërkurën pritet reshje të sërishme të borës por në vendet e ulëta do të ketë reshje shiu”, u shpreh Kostadinka Arsova nga instituti për punë hidrometeorologjike.  
 
Shira të rrëmbyeshëm priten në pjesët perendimore ku në pjesët malore  ekziston prognoza se do të rritet shtresa e borës. Për këtë shkak numri një i Qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angellov me apel.
 
“Të gjithë qytetarët duhet të shfrytëzojnë paisje dimërore , së paku goma dimërore në periudhën që pason por edhe ti ndjekin prognozën e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike të cilat janë shum të sakta. Ne disa ditë paraprakish e dinim se të shtunën do të bie borë në rrugët tona rajonale dhe magjistrale. U bëj thirrje qytetarëve nëse ka paralajmërime për reshje të borës, nëse nuk e kanë të patjetërsueshme të mos qarkullojnë me automjetet e tyre”, theksoi numri një i Qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angellov. 
 
Problemet e para në komunikacion u shkaktuan nga bora e rënë. 2039 thirrje u regjistruan  në numrin 112 , pothuajse dyfish nga dita e kaluar dhe trefish në qendrën për menaxhim me kriza . 
 
FLUTURA BELULI KAMBERI