Maqedoni
Parashikimi i motit, sonte përsëri rreshje të borës
27.11.2023 08:52
Ditën e Hënë do të kemi mot të qëndrueshëm e të kthjellët me temperatura të ulëta në vlerat minimale....

Reshjet e fundit të borës u përcollën me ulje të ndjeshme të temperaturave në vend. Në pjesët perëndimore të vendit do ketë vranësira të vogla deri në mesatare të cilat nga fundi i ditës do të rriten në gjithë vendin, ndërsa gjatë natës në pjesët veriperëndimore do të ketë reshje të dëborës. Do të fryjë dhe erë e dobët, paradite nga drejtimi verior, ndërsa pasdite kryesisht nga drejtimi jugor.
Temperatura më e ulët këtë mëngjes ka qenë -11°C, ndërsa Temperaturat maksimale do të lëvizin prej -1 deri 7°C.
Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe shumë i ftohtë. Temperatura minimale do të ulet në -10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 3°C.
Edhe të martën dhe të mërkurën moti pritet të jetë i ftohtë dhe me reshje lokale të borës.
