Juve e Inter ndahen në “paqë”

27.11.2023 10:51

Në ndeshjen e madhe të javës së 13-të të Serisë A mes skuadrës së Allegrit dhe asaj të Simone...

Në ndeshjen e madhe të javës së 13-të të Serisë A mes skuadrës së Allegrit dhe asaj të Simone Inzaghit gjithçka përfundon në barazim 1-1 në një ndeshjeje të ndezur dhe të ekuilibruar.
 
Në Allianz Stadium në pjesën e parë Vlahovic (27') e çau ngërçin me asistimin e Chiesa, më pas Lautaro (33') barazoi rezultatin duke devijuar krosin e Thuram. Në pjesën e dytë, në fakt, skuadrat menduan më shumë për t'u mbrojtur dhe me ritëm të ulët dhe me pak shanse shënimi, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.