Botë

Belgjikë, alarm për bombë në Belgjikë, u mbyllën 27 shkolla

27.11.2023 10:55

27 shkolla po qëndrojnë të mbyllura në Belgjikë në rajonin e Brabanit dhe Brukselit...

27 shkolla po qëndrojnë të mbyllura në Belgjikë në rajonin e Brabanit dhe Brukselit, pasi në mbrëmjen e së dielës, është dhënë një alarm për bombë.

Njoftimi u bë nga Drejtoria e Arsimit në Bruksel. Kjo drejtori vendosi që ta ndërmarrë këtë hap për të respektuar “parimin e kujdesit”. Informacionet lidhur me ngjarjen po inspektohen nga ana e policisë dhe gjatë ditës pritet të jepen më shumë informacione.