Shqiptarja shënon “hat-trick” në Serie A

27.11.2023 11:01

Futbollistja shqiptare Loreta Kullashi ka qenë vendimtare në fitoren e Sassuolos në elitën e futbollit të Italisë...

Futbollistja shqiptare Loreta Kullashi ka qenë vendimtare në fitoren e Sassuolos në elitën e futbollit të Italisë. Sulmuesja 24-vjeçare shënoi “hat-trick” dhe asistoi në një tjetër gol, në fitoren 4:0 të Sassuolos në udhëtim te Sampdoria.
 
Kullashi shënoi për 1:0 në minutën e 17-të. Në fillim të pjesës së dytë realizoi për 3:0, kurse tregolëshin e kompletoi në minutën e 55-të. Ajo u zëvendësua në minutën e 77-të. Ky ballafaqim i takoi xhiros së nëntë të Serie A për futbolliste.