Shkupi fiton dhe shkëputet në tabelë
27.11.2023 11:04
Skuadra e Shkupit ka fituar të dielën përballë Makedonijas me rezultatin 1:0....

Skuadra e Shkupit ka fituar të dielën përballë Makedonijas me rezultatin 1:0 dhe është shkëputur në tabelën e elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Shkupi mori pikët e plota në kuadër të xhiros së 15-të. Golin e fitores e shënoi mbrojtësi Mario Mladenovski, në minutën e 66-të. Me këtë fitore, Shkupi kryeson në tabelë me 31 pikë, dy më shumë se Shkëndija e Tetovës. “Kuqezinjtë”, të shtunën barazuan me Bregalnicën (2:2) në Shtip.
