Trajneri i Shkupit: Djemtë nxorën maksimumin
27.11.2023 11:10
Ekipi i Shkupit në ndeshjen e javës së 15-t, ka mundur me rezultat minimal 1:0...

Ekipi i Shkupit në ndeshjen e javës së 15-t, ka mundur me rezultat minimal 1:0, Makedonija Gj.P. pas ndeshjes vlerësimin e tij e ka dhënë trajneri Mlladen Zhizhoviç, i cili edhe një herë ka lavdëruar ekipin për angazhimin e dhënë në një ndeshje, të cilën e ka vlerësuar si mjaft të vështirë.
“Ndeshje e vështirë, ashtu sikurse edhe e kemi pritur. Mendoj se djemtë kanë nxjerrë maksimumin duke dhënë një angazhim të madh dhe të themi një punë kualitative. Shpresoj se do të mbledhim forcë dhe dije që të mbetemi në kreun e tabelës. Në përgjithësi më vjen keq që lëndimin që mori Niltinho, por të presim rezultatet mjekësore, por frikësohem se e kemi humbur deri në fund të sezonit.”, tha Zhizhoviç. Ndeshjen e radhës e luajnë të mërkurën kundër Gostivarit si mysafir.
