Maqedoni

Lloga: KGj-ja ta lirojë Gjorgjievën nga detyra

27.11.2023 11:21

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga...

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, përmes një letre me shkrim kërkon nga Këshilli Gjyqësor për shkak të konfliktit të interesit të lirojë Loreta Gjorgjieva nga Komisioni i raportuesve sipas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit, përkatësisht kryetarit të gjykatës.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në shkresën e tij drejtuar Këshillit Gjyqësor, thekson se “edhe përkundër udhëzimit  paraprak për dorëzimin në kohë të materialeve, ato nuk i janë dorëzuar as para dhe as pas mbajtjes së seancës, e cila është mbajtur më 23 nëntor. Është e palejueshme që Ministri i Drejtësisë të informohet për pikat e rendit të ditës nga mediat përmes të cilave jemi njoftuar për zgjedhjen e Loreta Gjorgjievës për anëtare të Komisionit. Për shkak të konfliktit të interesave dhe faktit se Gjorgjieva mbrojti publikisht gjyqtarin Lazar Nanev, i cili së fundi u lirua nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Këshillit të TIK-ut, Ministri i Drejtësisë kërkon që Këshilli Gjyqësor të lirojë Gjorgjievën nga Komisioni i raportuesve, sipas kërkesave të paraqitura për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit, përkatësisht kryetarit. Nëse Gjorgjieva nuk lirohet nga komisioni, Këshilli Gjyqësor kryen një precedent të keq që do të zvogëlojë  besimin edhe ashtu të ulët të qytetarëve në sistemin e gjyqësorit”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.