Maqedoni
Barcelona, Osmani në Forumin Rajonal të Unionit Mesdhetar
27.11.2023 11:44
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, po merr pjesë në Forumin Rajonal të Unionit për Mesdheun që po mbahet në Barcelonë....

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, po merr pjesë në Forumin Rajonal të Unionit për Mesdheun që po mbahet në Barcelonë.
Siç informoi MPJ-ja, Osmani në këtë forum po merr pjesë me ftesë nga përfaqësuesi i lartë dhe zëvendëskryetar i Komisionit Evropian, Jozep Borrell dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, Ajman Safadi. Në Forumin e tetë rajonal të Unionit për Mesdheun do të marrin pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të 43 vendeve-anëtare të Unionit për Mesdheun. Në fokus të diskutimeve, siç njoftoi MPJ-ja, do të jenë situata në Izrael – Palestinë dhe pasojat për rajonin e Lindjes së Afërt.
