Sonte ndeshjet e kthimit ne 1/8 e finales në Europa Lige
Ne San Siro përballe italianwve Interit do te jene gjermanet e Volfsburg te cilët nisen me një avantazh te madh pas fitores 3-1 ne sfidën e pare te vlefshme për turin e 1/8-ve...

Pavarësisht këtij rezultati te ashtuquajturit ujqit prezantohen ne këtë ndeshje me pak ndryshime, duke shpalosur nje skeme tepër ofensive me Shurrle De Bruyne dhe Vierinha prapa Pykes se vetme Dost.
Ndërkohë edhe Mancini kërkon te luaje me te gjithë arsenalin e mundshëm ofensiv, ku me te gjitha gjasat qe nga minuta e pare do te luaje Hernanes, ndërsa Kovacic do te jete prapa dyshes sulmuese Ikardi Palacio.
Edhe pse është rikuperuar Xherdan Shaqiri nuk është ne kondicionin e duhur fizik për ta filluar takimin qe nga minuta e pare.
Edhe pse ishte fajtor ne golat e pësuar ne takimin e pare tekniku i Inter ka konfirmuar portierin Karizon, ndërsa ne mbrojtje do te jene Ranokia Juan Hezus Santon dhe Kampanjaro, ndërkohë takimet e tjera me emocionuese te këtij turi si derbi italian, Roma – Fiorentina, e ai spanjoll Sevilja – Vijareal, por edhe Torino -Zenit e Dinamo Moske – Napoli.
