Ekonomi

Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

27.11.2023 13:48

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,50 % në raport me vendimin e datës 20.11.2023.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95, EUROSUPERIT BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) ulen për 0,50 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,256 denarë për kilogram.
 
Nga data 28.11.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 79,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 81,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 76,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 42,517 (denarë/kilogram)