Takim i Pendarovskit me eko-aktivistë, në fokus ndryshimet klimatike

27.11.2023 15:45

Në nivel global, angazhimet për të luftuar ndryshimet klimatike....

Në nivel global, angazhimet për të luftuar ndryshimet klimatike po bëhen me ritme të reduktuara. Këtë e theksoi presidenti, Stevo Pendarovski, në diskutimin me shoqatat ekologjike para nisjes së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe në KOP28.

Duke iu referuar ndikimit të pushtimit rus të Ukrainës në kontinentin evropian, në tregjet e ushqimit dhe energjisë, presidenti Pendarovski theksoi se konsumi i energjisë po rritet pikërisht nga burimet që janë ndotësit më të mëdhenj.

Sa i përket rajonit, qymyri përdoret në mënyrë të konsiderueshme si burim.

“Nëse shtetet e mëdha vendosin të mos respektojnë parametrat që kanë nënshkruar ose të mos i zbatojnë në kohë për një arsye të caktuar, ata zakonisht citojnë luftën në Ukrainë, atëherë ne, më të voglat, duhet vetëm të jemi më të zëshëm. Edhe këtë herë do të jemi të zhurmshëm.”, - deklaroi presidenti, Stevo Pendarovski.

Idetë dhe mundësitë u vunë në dukje nga shtatë shoqatat civile. Përveç tyre, fjalë rasti pati edhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend, Armen Grigorian.

“Ne njëherë patjetër duhet t’i risim kapacitetet e sektorit tonë civil. Duhet të pranojmë se jemi shumë dobët në këtë temë të ndryshimeve klimatike, për shkak se bëhet fjalë për një temë të rëndë dhe teknike.”.

“Për ne të rinjtë janë një pjesë e rëndësishme e veprimit klimatik. Megjithëse ata janë të nënpërfaqësuar në proceset vendimmarrëse, megjithatë, siç e kemi parë në disa raste në vitet e kaluara - njohuria, energjia dhe këmbëngulja e të rinjve ka ndezur një lëvizje globale që lufton për veprime të guximshme klimatike dhe të rinjtë janë bërë liderë të iniciativave të rëndësishme.”, - u shpreh përfaqësuesi i UNPD-së, Armen Grigorijan. 

Presidenti Pendarovski në Emiratet e Bashkuara Arabe do të shoqërohet nga ministri i Ekonomisë dhe ai i Mjedisit. Në fokus të konferencës së 28-të të OKB-së për Ndryshimet Klimatike do të jenë të rinjtë dhe ndryshimet klimatike, inovacioni, përdorimi i tokës si burim i kufizuar, si dhe planet kombëtare të përshtatjes. (Ersan Pajaziti, TVM2)