MPB, 54 vjetori i Departamentit për njësite ajrore
Në selinë e Njësisë së Helikopterëve të Policisë....

Në selinë e Njësisë së Helikopterëve të Policisë në Idrizovë është mbajtur ceremoni solemne me rastin e 54 vjetorit të themelimit të Departamentit të Njësive Ajrore në MPB.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, theksoi se Njësitë Ajrore janë shumë profesionale. Departamenti është ndërtuar si një element i rëndësishëm operativ që u shërben të gjitha njësive funksionale dhe shërbimeve në MPB.
“Përmes qasjes së tij shumë profesionale ndër vite, njësia është ndërtuar si një element i rëndësishëm operacional që u shërben të gjitha njësive dhe shërbimeve profesionale në Ministrinë e Brendshme. Departamenti për Njësitë Ajrore me aktivitetet e shumta të suksesshme në vitet e kaluara, ka vendosur kritere të larta për funksionimin e të cilave të gjithë jemi krenarë, por ka edhe pritshmëri të reja të mëdha.”, - deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Shefi i Departamentit për njësi të aviacionit, Nenad Aleksovski, theksoi se deri më tani me mbështetjen e udhëheqjes së MPB-së janë realizuar shumë projekte me interes për qytetarët dhe shtetin.
“Në periudhën e fundit plani i njësisë për të vazhduar zhvillimin në drejtim të hapjes së qendrës së saj shkollore për trajnimin e pilotëve, duke ofruar trajnime shtesë të avancuara si trajnime të tipit helikopter, trajnim për instruktorët e fluturimit, trajnim për kushtet e instrumentale, përdorimin e pajisjeve të natës dhe trajnime të tjera që do të rrisë cilësinë dhe specifikën e personelit të fluturimit.”, - theksoi shefi i Departamentit për Njësitë Ajrore, Nenad Aleksovski.
Në ceremoni u ndanë certifikata mirënjohjeje dhe një pllakë për bashkëpunim të suksesshëm me Departamentin e Njësive Ajrore. (Sedat Selimi, TVM2)
