Malta do të merr kryesimin me OSBE-në, Stano: Ardhja e Lavrovit është në rregull
Malta është e gatshme ta merr udhëheqësinë me OSBE-në....

Malta është e gatshme ta merr udhëheqësinë me OSBE-në, në vitin 2024, ka shkruar në fesjbuk udhëheqësi me organizatë, Bujar Osmani. Ky vendim ka kaluar filtrat e nivelit të 57 ambasadorëve në Vjenë, ndërkaq vendimi do të konfirmohet në samitin e këshillit ministror në Shkup.
“Në Takimin përgatitor dhe Këshillin e përhershëm, ambasadorët e 57 vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së, arritën konsensus dhe u soll vendim që hap rrugën e kryesimit të ardhshëm të OSBE-së në vitin 2024. Mirënjohës Maltës për gatishmërinë që të marrë përsipër këtë rol jetik.”.
Ardhja e Lavrovit në samitin e OSBE-së mundësohet në kuadër të përjashtimeve, që i lejojnë rregullativat e BE-së, thotë zëdhënësi i organizatës, Peter Stano.
“Kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e Lavrovit, ai është nën sanksione, por edhe rregullativa ka përjashtime. Nëse bëhet fjalë për forume multilaterale siç janë Kombet e Bashkuara ose OSBE-ja, në këtë rast, edhe për vendet anëtare të BE-së edhe për vendet që i kanë vendosur sanksionet, rregullorja vlen, nëse qëllimi i ardhjes është i ndërlidhur me arsyen e vendosjes në listë si pjesëmarrës. Logjikisht, OSBE-ja ka agjendë të rëndësishme, agresioni rus në Ukrainë, pra për këtë arsye është në rregull që autoritetet në RMV të lejojnë fluturimin e avionit rus, që fizikisht Lavrovi të merr pjesë në RMV. Sanksionet nuk do të thyhen.”, - theksoi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ndërkohë, në një konferencë për shtyp në Moskë, ministri i Jashtëm, Lavrov, ka paralajmëruar ardhjen e tij në Shkup, nëse Bullgaria i hap hapësirën ajrore. Nëse ndodh kjo, do të jem në Shkup, ka thënë për media, shefi i diplomacisë ruse. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
