Maqedoni

KShPK: Kontratat në vepër po keqpërdoren

27.11.2023 18:10

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit konsideron se marrëveshjet në vepër...

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit konsideron se marrëveshjet në vepër, si mundësi ligjore për angazhim në punë, po keqpërdoren nga partitë politike në pushtet. Sipas tyre, Ligji për transformimin në marrëdhënie të rregullt të punës është kundërkushtetues dhe për këtë kanë ngritur iniciativë edhe në Gjykatën Kushtetuese, prej ku akoma nuk kanë përgjigje.
 
Në këtë drejtim nga KShPK-ja kanë punuar rastin për angazhimin e profesorit Temellko Ristevski në Ministrinë e Mbrojtjes në dy cikle zgjedhore, 2019 dhe 2020. Edhe pse Inspektorati i punës nuk ka konstatuar parregullsi, nga KShPK-ja theksojnë se raportet e tija të punës janë dëshmi se ka qenë i angazhuar për punë 
 
“Duke i shqyrtuar këto raporte mund të konstatohet se në raportin për muajin qershor të vitit 2020, nga gjithsej 20 raportet thuhet se personi i angazhuar ka shkruar 10 publikime në Fejsbuk për mbështetje të koalicionit "Mundemi" dhe në periudhën parazgjedhore janë shkruar 2 tekste për mbështetje të koalicionit, të cilat gjithashtu janë publikuar në Fejsbuk. Janë realizuar më shumë telefonata dhe kontakte me partinë e pensionistëve dhe persona të tjerë para se gjithash për nevojat e koalicionit “Mundemi".”, - deklaroi anëtari i DKSK-së, Vlladimir Georgiev.
 
“Të paguhet më shumë për diçka që nënkupton propagandë të ndonjë partie politike. Është e qartë se këtu është valvula partiake dhe pa marrë parasysh se cila parti është në pushtet nuk i anulon, përkundrazi i shfrytëzon dhe këtu është problemi.”, - theksoi kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska.
 
“Jo të minimizohen, por të mos ekzistojnë fare. Marrëveshje të tilla ka kohë që nuk janë të lejuara. Ky është keqpërdorim. Ka mënyra të ndryshme se si të mbushen vendet e punës dhe angazhimin e personave në sektorin publik. Gjithçka është e rregulluar, megjithatë se pse përdoret "Përjashtimi"? Edhe një herë do ta përsëris, Ligji për transformimin në marrëdhënie të rregullt të punës është kundërkushtetues dhe duhet të anulohet.”, - u shpreh antari i KShPK-së, Nuri Bajrami.
 
Me këtë rast u tha se përderisa keqpërdoren marrëveshjet në vepër për të punësuar persona të ndryshëm për angazhime partiake, në shëndetësi një numër i konsideruar i infermierëve dhe personelit teknik mbahen me kontratë në vepër, me qëllim kontrollin e tyre duke mos u punësuar me vendim të përhershëm, siç është e paraparë në Rregulloren për sistematizim.
 
FLORIJE KAMBERI