Botë

Katari: Pesë avionë me ndihma po dërgohen në Gaza

27.11.2023 21:22

Ministria e Jashtme e Katarit thotë se 5 avionë ishin nisur për në qytetin egjiptian El-Arish...

Ministria e Jashtme e Katarit thotë se 5 avionë ishin nisur për në qytetin egjiptian El-Arish, nga ku ndihma do të transferohej në Gaza.
 
Avionët po transportojnë 156 tonë ndihma, duke përfshirë ushqime, sende mjekësore dhe furnizime strehimi.
 
Kjo e çon numrin e përgjithshëm të avionëve në 26, me një total prej 879 tonësh ndihmë, sipas ministrisë.