Maqedoni
Ambasada e Shqipërisë në Shkup, solemnitet tradicional, me rastin e 28 nëntorit
27.11.2023 20:40
Me rastin e 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ambasada e Shqipërisë në Shkup...

Me rastin e 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ambasada e Shqipërisë në Shkup organizoi pritjen tradicionale në të cilën ishin të pranishëm elita politike, përfaqsues të korrit diplomatik, shoqërisë civile, medias, biznesit dhe organizatave tjera ndërkombëtare.
Në fjalën e tij përshëndetëse ambasadori Reka theksoi se Shqipëria si një vend, i cili ka njohur Maqedoninë e Veriut qysh në ditët e para, do të vazhdoj të mbështet atë si në aspekt të integrimeve evropiane, poashtu edhe në aspekt të bashkëpunimit rajonal.
“Në kontekstin e momentin ku po jetojmë, imperative është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të përmbushin të gjitha detyrimet e kërkuara nga BE për tu bërë pjesë e kësaj familje. Kam besim dhe jam i bindur që forcat progresiste në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe spektrin politik shqiptarë do ti përmbushin me sukses të gjitha detyrimet, përfshirë këtu edhe ndryshimet kushtetuese sipas propozimit francez, për të vijuar rrugëtimin tonë të përbashkët drejt Brukselit”, u shpreh ambasadori i Shqipërisë në RMV, Fatos Reka.
Kjo nuk është thjeshtë dita e festimit të pavarësisë dhe flamurit por është mbi të gjitha një moment i reflektimit mbi arritjet dhe zhvillimin tonë kombëtar, u tha me këtë rast.
ERSAN PAJAZITI
