Botë

Shtëpia e Bardhë mirëpret zgjatjen e armëpushimit Izrael-Hamas

27.11.2023 22:06

Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit...

Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit dhe shpreson se amerikanët do të jenë në mesin e atyre që do të lirohen nga Hamasi më pas.
 
Zëdhënësi John Kirby theksoi se tetë ose nëntë nga pengjet janë amerikanë, shkruan CNN.
 
Shtëpia e Bardhë deklaroi se kishte rrezik që Hamasi të përfitonte nga armëpushimi.
 
Kirby shtoi se Presidenti Biden ishte “i tmerruar” nga të shtënat ndaj tre palestinezo-amerikanëve në Vermont./abcnews