Maqedoni
Sot festohet 28 Nëntori, Dita e Flamurit
28.11.2023 08:28
Sot shënohet 111 vjetori nga Pavarësia e Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit....

Sot shënohet 111 vjetori nga Pavarësia e Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit. Me rastin e kësaj dite, sot në vendet ku jetojnë shqiptarët janë planifikuar një sërë aktivitetesh, ndërsa epiqendra e festimit pritet të jetë qyteti i Vlorës, aty ku më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemalingriti flamurin e pavarësisë.
Si sot, 111-vite më parë, delegatë nga e gjithë Shqipëria, mbërritën në Vlorë, për të ngritur flamurin, atë që në histori njihet si Dita e Flamurit. Në atë kohë, kryengritjet të shumta, shpërthyen në të gjitha zonat e Ballkanit.
Disa shtete të tjera, si Greqia e kishin fituar pavarësinë më përpara. Perandorisë Osmane, e cila ekzistoi për rreth pesë shekuj, tashmë i kishte ardhur fundi. Në 28 nëntor 1912, plaku i urtë i Vlorës, Ismail Qemali, rreth orës 14:00, përpara qindra njerëzve ngriti flamurin kombëtar, duke shpallur në këtë mënyrë pavarësinë e Shqipërisë.
Njohja ndërkombëtare e pavarësisë, si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës Shqiptare Sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikëqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativ.
Sot Festa e Flamurit festohet kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe diasporë.
