Maqedoni

Parashikimi i motit

28.11.2023 09:16

Ditën e martë dhe të mërkurë do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë...

Ditën e martë dhe të mërkurë do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive. Bora do të jetë prezente në  viset malore ku do të formohet një shtresë e re, posaçërisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në të përforcuar nga drejtimi jugor, më e theksuar përgjatë Vardarit.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3 deri në 10°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira, në mëngjes me kushte ëpr reshje të dobëta të dëborës, ndërsa gjatë ditës me reshje shiu. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 6°C.
 
Ditën e Enjte dhe të Premte moti parashikohet me alternime të herëpasherëshme vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet ulët.