Maqedoni
28 Nëntori, festë për Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë
28.11.2023 11:11
Shqiptarët në vendlindje dhe Diasporë po festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së shtetit shqiptarë....

Shqiptarët në vendlindje dhe Diasporë po festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së shtetit shqiptarë.
Ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit u mbajt në Vlorë, ku ishin të pranishëm presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj; kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti, si dhe zyrtarë të tjerë shqiptar. Pas ceremonisë së ngritjes simbolike të flamurit, krerët e shtetit shqiptar bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë vendosur edhe kurora me lule në memorialin e Ismail Qemalit.
