Botë

Osmani: Kosova e shënon 28 Nëntorin në Prekaz

28.11.2023 12:00

Kosova e shënon 28 Nëntorin në Prekaz, kur krerët e shtetit kanë bërë homazhe te varri i Adem Jasharit....

Kosova e shënon 28 Nëntorin në Prekaz, kur krerët e shtetit kanë bërë homazhe te varri i Adem Jasharit. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se në këtë ditë duhet ta kujtojmë çmimin e lartë të lirisë, dhe të reflektojmë për sakrificat që kanë bërë të gjithë heronjtë.
 
“Është pikërisht flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor që është ditë që na kujton secilit prej nesh çmimin e lartë të lirisë por edhe sakrificat që janë bërë për shekuj në mënyrë që të gjithë të jetojmë të lirë. Lavdi të gjithë atyre që kanë dhënë gjithçka për lirinë e Shqipërisë, lirinë e Kosovës dhe respekt i jashtëzakonshëm për familjen Jashari”, tha Osmani.