Botë
Përleshje mes bandave në Suedi, vdesin dy të rinj, plagosen tetë të tjerë
19.03.2015 15:45
Një përplasje e armatosur mes bandash ka shkaktuar vdekjen e dy të rinjve dhe plagosjen e tetë të tjerëve në qytetin Gotenburg të Suedisë...

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, kur dy persona të armatosur me kallashnikov kanë hyrë dhe kanë hapur zjarr në një bar.
Për pasojë dy vetë, që ishin dhe shënjestrat e sulmit, janë vrarë.
Kjo ngjarje besohet se ka lidhje me djegien e tre makinave që ndodhi po të mërkurën në këtë qytet.
LEUNORA KALIQI
