Botë

Sulmi në Tunis dënohet nga Këshilli i Sigurimit, vdesin 17 turistë, numri i viktimave rritet

19.03.2015 15:48

Këshilli i Sigurimit e ka dënuar sulmin që mori jetën e 22 personave në muzeun e Tunisit...

Këshilli i Sigurimit e ka dënuar sulmin që mori jetën e 22 personave në muzeun e Tunisit, duke thënë se asnjë veprim terrorist nuk mund të ndryshojë rrugën drejt demokracisë së shtetit në Afrikën veriore.

17 turistë dhe dy tunizianë janë vrarë dje kur persona të armatosur e sulmuan muzeun “Bardo” brenda hapësirës së kontrolluar mirë, ku gjendet edhe parlamenti i vendit, në qendër të Tunisit.

Forcat e sigurisë më vonë i kanë vrarë sulmuesit në një operacion që kishte për qëllim lirimin e pengjeve brenda muzeut. Së paku dy militantë të tjerë raportohet se kanë arritur të largohen.

LEUNORA KALIQI