Të mërkurën luhen ndeshjet e javës së 16-të

28.11.2023 16:31

Të mërkurën në program janë ndeshjet e javës së 16-të në elitën e futbollit vendor.....

Të mërkurën në program janë ndeshjet e javës së 16-të në elitën e futbollit vendor. Kushtet atmosferike, po iu paraqesin problem skuadrave vendase për organizimin e ndeshjeve në fjalë. Dy ndeshjet më interesante të kësaj jave, për shkak të kushteve jo të mira në fushat e lojës nuk do luhen në ato stadium ku ishin paraparë më parë për tu luajtur.
 
Gostivari ka njoftuar se ndeshjen me Shkupin, do ta zhvillojë në stadiumin “Bllagoja Istatov” në Strumicë. Po ashtu edhe Vardari ndeshjen me Struga Trim Lum do ta  luaj në kompleksin e FFM-së, e jo në Maxhari. Skuadra e Shkëndijës në terren vendas do të përballet  me Rabotniçkin, po ashtu edhe Voska Spor do luajë në terren vendas dhe përballë do ketë Tikveshin. 
 
LPFM – JAVA E XVI
  • Gostivari – Shkupi
  • Vardari – Struga TL
  • Shkëndija – Rabotniçki
  • Voska - Tikveshi
  • Brera – Bregallnica
  • Makedonija Gj.P - Sileksi