LeBron James me humbjen më të thellë në karrierë
28.11.2023 16:32
Mbrëmjen e kaluar kishim një spektakël në ndeshjen e NBA-së....

Mbrëmjen e kaluar kishim një spektakël në ndeshjen e NBA-së. Në këtë mbëmje Philadelphia në terren vendas me 44 pikë diferencë e mundi Los Angeles Lakers ose me rezultatin e përgjithshëm 138-94. Për Lebron James ishte kjo humbja e tij më e thellë në karrierë. Embiid bëri një paraqitje fantastike të kurorëzuar me tre shifra dopjo ose siç njihet në botën e basketbollit “triple – double” me 30 pikë, 11 topa në tabelë dhe po aq asistime.
Nga ana tjetër LeBron James, ndeshjen e përfundoi me 18 pikë. Ai këtë mbrëmje sa iu përket statistike e tejkaloi Abdul-Jabbar me 66 mijë e 298 minuta të luajtura në sezonin e rregullt. Me këtë fitore, Philadelphia konsolidon vendin e dytë në renditjen e Konferencës së Lindjes, ndërsa Lakers renditen në tetët në Perëndim. Një mbrëmje të keqe kishte edhe Los Angeles Clippers, që u mund nga Denver me rezultatin 104-113. Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, fitore të rëndësishme siguruan Utah Jazz, Uashington dhe Portland.
NBA - Rezultatet
- Indiana 110-114 Portland
- Philadelphia 138-94 LA Lakers
- Detroit 107-126 Ëashington
- Utah Jazz 114-112 Neë Orleans
- LA Clippers 104-113 Denver Nuggets