Botë

Irak, OKB: të hetohet gjenocidi i kryer nga ISIS

19.03.2015 16:07

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut thotë se militantët e “Shtetit Islamik”..

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut thotë se militantët e “Shtetit Islamik” ka mundësi të kenë kryer gjenocid ndaj komunitetit jezidi në Irak, si dhe krime kundër njerëzit dhe krime lufte kundër civilëve. 
 
Në një raport të kësaj zyre, i bëhet thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që këtë situatë ta referojnë te Gjykata për Krime Lufte në Hagë për ndjekje penale. 
 
“Shteti Islamik” ka marrë nën kontroll pjesë të mëdha në veri të Irakut në muajin qershor, duke vrarë qindra pjesëtarë meshkuj të minoriteteve fetare, kryesisht jezidi, derisa kanë skllavëruar gratë, ndërsa fëmijët i kanë detyruar të konvertohen në myslimanë.
 
LEUNORA KALIQI