Asani dhe Asllani mes 10 golave më të bukur të kualifikueseve

28.11.2023 16:34

Si kurrë më parë në histori, Shqipëria siguroi një biletë për në Evropian si kokë grupi...

Si kurrë më parë në histori, Shqipëria siguroi një biletë për në Evropian si kokë grupi, jo vetëm kaq, por Sulvinho solli një filozofi të ri, një ekip shumë sulmues. Kuqezinjtë e mbyllën Grupin E me 12 gola të shënuar, për më tepër gola fantastik. Në 5 nga 8 ndeshjet e këtij grupi, yjet kuqezi e panë vetën mes golave më të bukur, madje 2 herë Jasir Asani dhe një herë Kristjan Asllani u vlerësuan si golat më të bukur të raundit. Në përfundim të fazës kualifikuese, përpara hedhjes së shortit, faqja zyrtare e UEFA-s ka hapur një tjetër votim, këtë herë për të vendosur golin më të bukur në të gjithë fazën kualifikuese.
 
Nga 10 golat e përzgjedhur, dy prej tyre janë gola kuqezi. Në këtë votim nuk mund të mungonte perla e Jasir Asanit përballë Polonisë, ai gol i çmendur është përzgjedhur mes golave më të bukur. Perla tjetër kuqezi e përzgjedhur është ajo e Kristjan Asllanit, goli i tij kundër Ishujve Faroe në ndeshjen e parë kundër ishullorëve. Në këtë garë, Asani dhe Asllani kanë dhe rivalë të mëdhenj si Kylian Mbappe të Francës dhe Saka të Anglisë.