Liga e Kampionëve, Milani luan vetëm për fitore

28.11.2023 16:39

Me ndeshjet e xhiros së pestë këtë javë vazhdojnë garat në Ligën e Kampionëve....

Me ndeshjet e xhiros së pestë këtë javë vazhdojnë garat në Ligën e Kampionëve. Sonte në mbrëmje vëmendjen e tërheqin ndeshjet e grupit F, në të cilat kërkohen dy skuadrat të cilat do të shkojnë në fazën e eliminimeve.
 
Borussia Dortmund
Ndeshjet më interesante të kësaj mbrëmje do të luhen në Grupin F, të cilin e kryeson skuadra e Borussia Dortmund. Ajo ka 7 pikë, ndërsa PSG ka një pikë më pas. Skuadrën gjermane në këtë xhiro të pesë në “San Siron” do të përballet me Milanin icili nuk ka zgjidhje tjetër përpos fitores. Nga ana tjetër skuadra  francezë dëshiron në terren vendas ti hakmeret Neëcastle, për humbjen e rëndë 4:1. 
 
Atletiko Madrid
Në Grupin E janë ende në lojë gjashtë pikë, por mes skuadrave distanca është e vogël dhe tre prej tyre ruajnë ende gjallë shperesën për ëndrrën europiane. Në takimin tjetër, atë të orës 21:00, Fejnordi pret në Roterdam, Atletikon e Madridit. Në katër ndeshjet e para ekipi holandez ka grumbulluar 6 pikë ndërsa formacioni iberik kryeson grupin me tetë pikë. Skuadra e Simeones nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë sezon në Champions League madje është formacioni, i cili ka shënuar më shumë gola (12) deri më tani së bashku me Mançester Sitin.
 
Manchester City
Çështja e kualifikimit në raundin me eliminim është zgjidhur në Grupin G, ku Manchester City dhe Leipzig kanë nga 10 pikë e janë të paarritshme nga dy të tjerat. Dy skuadrat e kualifikuara ndeshen sot në stadiumin Ettihad dhe objektivi i vetëm i mbetur është vendi i pare. Në Bernë, Young Boys dhe Crvena Zvezda, të dyja me nga një pikë, do të luajnë për çmimin ngushëllues, kualifikimin në Europa League.
 
Barcelona
Barcelonës në Grupin H i duhet fitorja ndaj Portos për ta siguruar kalimin në fazën nokaut, pas dy eliminimeve rresht në fazën grupore. Barça dështoi ta kalonte grupin për dy edicione rresht, pasi Lionel Messi u largua nga skuadra. Ndeshja tjetër e këtij grupi është ndërmjet Shakhtar Donetskut dhe Antëerpit të Arbnor Mujës, që ka nis nga ora 18:45. Barcelona dhe Porto kanë nga nëntë pikë. Shakhtari ka gjashtë pikë, ndërsa Antëerpi është në kërkim të pikëve të para.
 
Java e fundit e garave në grupe në program është me 12 dhe 13 dhjetor. Në fazën e eliminimeve kualifikohen nga dy skuadra më të mira të grupeve, ndërsa shorti për 1/8 e finales do mbahet më 18 dhjetor.